Zgjedhjet 2025/ SHBA mesazh Berishës, VanHorn: Nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor

Shqipëria

Zgjedhjet 2025/ SHBA mesazh Berishës, VanHorn: Nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale një deklaratë të të Ngarkuarës me punë të SHBA në Tiranë Nancy VanHorn në lidhje me zgjedhjet 2025.

VanHorn thekson se ka zhvilluar takime si me mazhorancën ashtu edhe me opozitën në lidhje me procesion ndërsa ka nxitur palët të
angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik të barabartë.

E Ngarkuara me Punë ka pasur një mesazh edhe për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, duke potenciuar angazhimin e SHBA për të mos u angazhuar me persona të lidhur me korrupsionin.

Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat