Apeli i GJKKO i vendosi vilën në sekuestro, Kryemadhi: Hakmarrje për inceneratorin e Tiranës! Do vijoj betejën ligjore

Shqipëria

Apeli i GJKKO i vendosi vilën në sekuestro, Kryemadhi: Hakmarrje për inceneratorin e Tiranës! Do vijoj betejën ligjore

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 11:38
Monika Kryemadhi

GJKKO ka shpallur vendimin në lidhje me kërkesën e Monika Kryemadhit kundër vendimit të GJKKO për sekuestron e vilës së zonjës Kryemadhi dhe nënës së saj.

Apeli ka liruar nga sekuestro vilën e Fatime Kryemadhi ndërsa ka lënë në fuqi vendimin për vilën e deputetes së PL.

Kryemadhi pasi ka dalë nga ambientet e gjykatës ka dhënë një deklaratë për mediat, ku tha se do ta vijojë betejën me drejtësinë shqiptare duke bërë rekurs në Gjykatës e Lartë.

“Është një hakmarrje për inceneratorin, betejë ligjore që do durim.

1 banesat, e imja dhe e mamasë janë të përfituara në mënyrë të ligjshme.

Por unë hyj më pa radhë se sa mamaja ime në Gjykatën e Strasburgut.

Banesa ime është marrë me shkëmbim.

Prokurorët dje ngritën çështjen e bashkëpunimit të mamasë time me Metën për korrupsion. Për bashkëpunimin për çështjen CEZ DIA,

Fatime Kryemadhi e ka blerë në mars banesën, ndërsa çështja për të cilën dyshohet Meta, flitet për muajin dhjetor.

Bëhet sekuestro për një grua që ka një ekspertizë financiare që është depozituar. Krijon një precedent shumë të keq.

Mamaja ime është në akuzë nga SPAK, i shkuan në kontroll në shtëpi, kjo do të thotë që është nën hetim”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat