Shkëputet një masiv guri në rrugën e Kalasë në Berat, humb jetën punëtori

Shqipëria

Shkëputet një masiv guri në rrugën e Kalasë në Berat, humb jetën punëtori

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Një 47-vjeçar ka humbur jetën në Berat, pasi gjatë punimeve në rrugën e Kalasë, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin. Sipas Policisë ai ka humbur jetën gjatë transportit me ambulancë për në spital.

“Rreth orës 11:30, në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë, gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit, shtetasin G. S., 47 vjeç, banues në Berat.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit G. S. nga masivi i gurit dhe e kanë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por si pasojë e dëmtimeve, 47-vjeçari ka humbur jetën”, njofton Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat