Kamera sigurie në shkolla, kryetari i Bashkisë së Lezhës prezanton projektin

Shqipëria

Kamera sigurie në shkolla, kryetari i Bashkisë së Lezhës prezanton projektin

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Gjatë takimit të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, njoftoi se po punohet për zbatimin e një projekti për vendosjen e kamerave të sigurisë në të gjitha shkollat, me qëllim monitorimin dhe parandalimin e incidenteve.

Nga ana tjetër, prokurorja Denisa Perdja ngriti shqetësimin për rritjen e kriminalitetit me autorë të mitur.

Duke theksuar mungesën e referimeve nga institucionet arsimore për raste të tilla.

Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve për rritjen e sigurisë në ambientet shkollore.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat