Rama në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE: Negociatat të mbyllen në vitin 2027

Shqipëria

Rama në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE: Negociatat të mbyllen në vitin 2027

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 13:37
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE theksoi se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe se negociatat të mbyllen në vitin 2027.

Sipas kreut të qeverisë, anëtarësimi i Shqipërisë në BE duhet të mbyllet brenda kësaj dekade.

Sot kemi një pamje më të qartë për punën që është bërë dhe gjithashtu marrim si një inkurajim real që kemi shumë punë përpara dhe falënderime të veçanta për skuadrën e komisionit evropian, na mëson se sit ë mbijetojmë me një buzëqeshje të madhe ndaj përqasjes neurotike të BE, të gjitha falënderimet janë shumë të sinqerta dhe vijnë nga zemra falë punës së skuadrës dhe përpjekjeve të përbashkëta dhe për t’i lidhur të gjitha pikat nuk është e lehtë.

Ata vetë e dinë se sa e vështirë është dhe në të njëjtën kohë është pjesa e përmbushjes dhe përpjekjes dhe mësimit si të bëhemi më mirë, për ne është e qartë, ne jemi të ndërgjegjshëm që Evropa nuk është e bashkuar vetëm nga gjeografia, por nga vlera, sundimi i ligjit.

S’ka dyshim se një Evropë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar dhe do të jetë më e sigurt, ndaj ambicia jonë nuk është sekret, duam të sigurohemi, i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe negociatat tona të mbyllen në vitin 2027 dhe me shpresë anëtarësimi ynë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade. Është ambicioze, por e kemi ndarë këtë së bashku”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit shumë! Nuk mund të flas dot në hungarisht ende dhe jam i ndërgjegjshëm që gjuha shqipe si gjuhë, përkthyesit e të cilëve paguhen nga BE  do të fillojnë të flasin në këtë gjuhë të varfër të anglishtes për të thënë që jam shumë i lumtur që jam këtu sërish me ministrin Szijjártó, me mikun tonë të shtrenjtë Peter dhe gjithashtu me komisioneren Kos që ka filluar me këmbën më të mbarë të mundur sepse nuk ka ende një muaj në mandatin e saj dhe tashmë ka dëshmuar dy hapa të mëdhenj përpara për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Por e jona është më e rëndësishme. E para, gati dy muaj pas hapjes së negociatave me këtë shpejtësi që duket e pandalshme, mund të them që të gjitha këto sa po ndodhin janë pikë së pari falë presidencës hungareze dhe energjisë së pabesueshme hungareze, të ministrit të jashtëm, për ta bërë sa më të qartë këtë ambicie për mbështetjen e zgjerimit të BE dhe të sjellë Ballkanin Perëndimor më afër BE.

Së dyti, e di që e gjitha kjo nuk kishte si të ndodhte pa mbështetjen e plotë të shteteve anëtare, që kanë pasur mirësinë me ne, deri në atë pikë sa ndonjëherë unë ndjej se më duhet të shoh veten dhe të shoh një pamje jo fort të largët me një pamje sot. Por më duhet të them që sot kemi një pamje të plotësuar dhe më të qartë për punën që është bërë. Dhe gjithashtu marrim si një inkurajim real që ne kemi shumë punë përpara. Gjithashtu falënderime të veçanta për skuadrën e KE, i cili na tregon dhe na mëson sesi të mbijetojmë me një buzëqeshje të madhe, ndaj përqasjes neurotike të BE.

Të gjitha këto falënderime janë absolutisht shumë të sinqerta dhe vijnë nga zemra, falë punës së skuadrës dhe përpjekjeve të përbashkëta. Dhe për t’i lidhur të gjitha pikat nuk është e lehtë dhe ata vetë e dinë sesa e vështirë është, por në të njëjtën kohë është gjithashtu dhe pjesa e përmbushjes dhe pjekjes dhe të mësimit sesi të bëhemi më mire.

Për ne është e qartë, ne jemi të ndërgjegjshëm që Europa nuk është e bashkuar vetëm nga gjeografia, por nga vlera, demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe siguria e përbashkët.

Nuk ka dyshim në mendjen tonë se një Europë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar. Dhe do të jetë më e sigurt. Ndaj ambicia jonë nuk është sekret. Ne duam të sigurohemi që i kemi bërë detyrat tonë ta shtëpisë dhe që negociatat tona të mbyllen në vitin 2027. e me shpresë anëtarësimi jonë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade. Është shumë ambicioze, por ne e kemi ndarë këtë së bashku, jo vetëm me Presidencën hungareze por pikë së pari me Komisionin që na ka mbështetur gjatë gjithë presidencave, që kemi punuar dhe është thelbësore për ne që, duke mos harruar dhe pa nënvlerësuar parimin në bazë të meritave dhe ky parim në bazë të meritave është shumë i rëndësishëm sepse do të na ndihmojë të bëjmë detyrat tona të shtëpisë aq mirë sa të jetë e mundur për hatrin tonë.

E kam përsëritur shpeshherë që është e rëndësishme të jemi të mes të Europës dhe është një bekim që vendet që kanë pasur histori si e jona dhe që jetojnë në kontinente të tjera që duan të bëhen demokraci dhe ekonomi të tregut të hapur nuk munden dhe prandaj ata kanë shumë më të tepër vështirësi për t’ia arritur. Ndërsa ne e kemi dhe ky kapitull i dijes së një shteti që funksionon ashtu si një shtet anëtar i BE se si të ndërtojë institucione, si të reformojë të gjithë sektorët dhe sesi të krijojë kushtet për ndarjen e pushteteve, është një dhuratë për ne që jetojmë në mes të Europës, që ne ta shohim të ardhmen në BE. Prandaj ne duam të bëjmë sa më mirë të jetë e mundur dhe besoj se të gjithë ne shpresojmë ta bëjmë Shqipërinë Europën e Ballkanit Perëndimor sepse jemi të mirëpozicionuar për ta bërë këtë.

Dhe ne na duhet të kapim nga ky bashkëpunim dhe partneritet për ta bërë një gjë të tillë dhe ne jemi të përkushtuar që të shikojmë me sytë e së ardhmes dhe jo me sytë e së shkuarës që e ka parandaluar vendin tonë dhe rajonin dhe shumë vende në Ballkanin Perëndimor që të progresojnë aq shumë sa duhet.

Thënë të gjitha këto dhe me bindjen që ne jemi në momentin më të mirë të historisë sonë dhe që Europa dhe BE është në momentin më të mirë për të kuptuar sesa ne, vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e saj dhe ne do të bëjmë më të mirën tone, dhe më duhet të ndaj me ju me shumë sinqeritet, që ky moment ka mbyllur diçka që ne kemi filluar ta dyshonim, tashmë BE ka një zemër dhe ne e kemi dëshmuar këtë. Nuk është aq e madhe por është një fakt që është aty dhe që pulson dhe jeton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat