Makina përplas për vdekje 63-vjeçarin në Fier, po mblidhte barishte anës rrugës

Shqipëria

Makina përplas për vdekje 63-vjeçarin në Fier, po mblidhte barishte anës rrugës

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Një 63-vjeçar humbur jetën pranë fshatit Cukas të Fierit pasi u përplas nga një makinë.

Viktima, i cili kishte parkuar makinën tip Opel në anë të rrugës ishte futur në një arë për të mbledhur barishte të egra.

Në momentin që ka dalë në rrugë, ai nuk e ka vënë re makinën tip Pasat së cilës i ka prerë rrugën.

Sipas informacioneve, viktima është Namik Halili nga Durrësi.

Rreth orës 12:55, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, shtetasi G. I., 54 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin N. H., rreth 63 vjeç, këmbësor.  Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi N. H. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë shoqëruan drejtuesin e automjetit, shtetasin G. I., në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat