Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përshëndetur vendimin për hapjen e grupkapitullit të gjashtë të negociatave me Bashkimin Evropian.
Ai është shprehur se ky vendim konfirmon përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
“Ne e mirëpresim hapjen e negociatave për grupkapitullin e gjashtë.
Vendimi i sotëm konfirmon përparimin solid të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE në të ardhmen e afërt”, ka shkruar ai në “X”.