Lëkundja e tërmetit, panik te banorët e Qarkut Dibër/ Grupet e emergjencave në terren

Shqipëria

Lëkundja e tërmetit, panik te banorët e Qarkut Dibër/ Grupet e emergjencave në terren

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 3.8 të Shkallës Rihter u regjistrua rreth orës 18:01 në Qarkun e Dibrës. Gazetari i News24, Enver Doçi, në një lidhje direkte tha se epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në fshatin Qaf Murrë të Njësisë Administrative Selishtë në Bashkinë e Dibrës, fshat i cili ndodhet ngjitur me fshatin Vig të Matit.

Gazetari Doçi tha se lëkundja e tërmetit ka shkaktuar panik te banorët.

Bashkitë Dibër e Mat kanë nisur mbledhjen e të dhënave nga banorët e fshatrave afër epiqendrës së tërmetit.

“Ishte një lëkundje e fortë, banorët kanë dalë nga banesat e tyre. Grupet e emergjencave janë në terren për të parë nëse ka ose jo dëme, ndërsa disa banorë në Qafë Murr kanë njoftuar se banesat e tyre mund të kenë pësuar dëmtime. Banorët kanë frikë se mund të ketë lëkundje të tjera”, tha gazetari Doçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat