SPAK memorandum bashkëpunimi me Prokurorinë Speciale të Malit të Zi, ja çfarë synohet

Shqipëria

SPAK memorandum bashkëpunimi me Prokurorinë Speciale të Malit të Zi, ja çfarë synohet

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 19:09
SPAk dhe Prokuroria Speciale e Malit të Zi nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi

SPAk dhe Prokuroria Speciale e Malit të Zi nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi, që u firmos nga drejtuesit e dy organeve ligjzatuese, përkatësisht Altin Dumani dhe homologu malazes Vladimir Novoviç.

Dumani theksoi përkushtimin e Prokurorisë së Posaçme si dhe rëndësinë e shkëmbimit të informacionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga ana e tij Novoviç vlerësoi punën e SPAK duke nënvizuar rolin e hetimeve të përbashkëta dhe ndihmës së ndërsjelltë juridike.

Dy kryeprokurorët folën gjithashtu mbi nevojën e ndarjes së eksperiencave në nivel ekspertësh lidhur me praktikat më të mira të institucioneve që ata përfaqësojnë.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi është një tjetër hap pozitiv në thellimin e marrëdhënieve me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, me qëllim forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, trafikimit të armëve, lëndëve narkotike dhe krimit kibernetik.

Prokuroria e Posaçme vijon të ndërtojë marrëdhënie strategjike me agjencitë ligjzbatuese në rajon duke rritur efikasitetin dhe bashkëpunimin në luftën kundër sfidave të përbashkëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat