Kryeministri Edi Rama ka takuar sot në Bruksel stafin ushtarak dhe civil të Shqipërisë që punojnë në NATO.
Edi Rama: Gjeneratë që sot është jo vetë, protagoniste në Shqipëri ku ka shkëlqyer në të gjithë procesin kompleks për çeljen negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE por edhe jashtë Shqipërisë ku një sërë prej jush shkëlqeni si pjesë e NATO, ku jeni zgjedhur pa asnjë kushëri, pa asnjë parti. Këtu e vetmja parti që i bashkon këto kombe është partia e vlerave të demokracisë, lirisë dhe të një sigurie që garantin këto vlera.
Më vjen mirë që në këtë panoramë shoh ushtarakët tanë, që këtu duken si të jashtëm, dhe për hir të së vërtetës të shikuarit nga brenda të realitetit të kësaj trupe.
Më vjen mirë që përgjithësisht që nga radha e parë deri te vajzat në fund dukeni mirë.