“Mbështetësi i paepur i Shqipërisë”, Rama ndan foton me shefin e NATO-s

Shqipëria

“Mbështetësi i paepur i Shqipërisë”, Rama ndan foton me shefin e NATO-s

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 23:14
Edi Rama dhe Mark Rutte

Nga Selia e NATO-s në Bruksel, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë foto me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, Mark Rutte.

Në një reagim në ‘Facebook’, Rama shkruan se Rutte është miku i veçantë dhe mbështetësi i paepur i Shqipërisë.

“Bruksel, Selia e NATO

Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë hollandeze”, ka shkruar Rama krahas fotos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat