U akuzua padrejtësisht për ngacmim seksual ndaj të miturës, 70-vjeçari lë qelinë

Shqipëria

U akuzua padrejtësisht për ngacmim seksual ndaj të miturës, 70-vjeçari lë qelinë

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 23:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Në 12 nëntor të këtij viti emisioni “Stop”në Tv Klan transmetoi një ngjarje të ndodhur në fshatin e largët të Maliqit, Strelcë, ku një 70-vjeçar u arrestua me akuzën e ngacmimit seksual ndaj një vajze 10-vjeçare nga po i njëjti fshat.

Iqmet Skënderi përfundoi në burgun e Drenovës për këtë akuzë, por sipas tij dhe opinionit të bashkëfshatarëve, kjo akuzë nuk mund të jetë e vërtetë.

Iqmeti, thonë ata që e njohin, prej më shumë se 25 vitesh shet në një dyqan në fshat ku familja e vajzës së vogël rezulton borxhlie.

Vetë Iqmet Skënderi tregoi nga burgu i Drenovës se dy ditë para se të akuzohej, ai pati një konflikt me mamanë e vajzës 10-vjeçare, Marselën, pasi kjo e fundit i kërkonte shpesh telefonin për të denoncuar të shoqin në polici.

Atë ditë Iqmeti nuk ia dha telefonin dhe e përzuri nga dyqani.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat