Rritje e lehtë e temperaturave/ Parashikimi i motit për sot, 18 dhjetor 2024

Shqipëria

Rritje e lehtë e temperaturave/ Parashikimi i motit për sot, 18 dhjetor 2024

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë vendin ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të jenë zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas hershme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimalet duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 16°-17 C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat