Edi Rama takon në Bruksel stafin ushtarak dhe civil të Shqipërisë në NATO-s: Krenar me ju

Shqipëria

Edi Rama takon në Bruksel stafin ushtarak dhe civil të Shqipërisë në NATO-s: Krenar me ju

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 07:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me stafin ushtarak dhe atë civil shqiptar në zyrat e NATO-s në Bruksel.

Teksa vlerësoi misionin dhe punën e tyre të palodhur, Rama u ‘premtoi’ se “do të bëjë propozime për t’i ri integruar në trupën e shtetit shqiptar dhe përfaqësuesit e shtetit shqiptar me paga të ngjashme”.

“Dua të falenderoj vërtetë shumë sinqerisht dhe jo diplomatikisht ambasadorin. Nuk do ma kishte rrokur imagjinata një grup të tillë kaq domethënës dhe në numër, po të kemi parasysh madhësinë e vendit tonë, me vajza, djem, gra dhe burra që këtu në qendrën e NATO-s kontribuojnë qoftë për misionin e Shqipërisë, qoftë dhe për stafin ndërkombëtar të NATO-s, si pjesë të tij.

Kjo padyshim është një arsye krenarie, është një arsye frymëzimi dhe patjetër është edhe një arsye besimi tek kombi ynë, tek shoqëria jonë, tek kapacitetet e vendit tonë përmes një gjenerate që sot është jo vetëm protagoniste në Shqipëri ku ka shkëlqyer realisht në të gjithë procesin jashtëzakonisht kompleks për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, por edhe jashtë Shqipërisë ku një sërë prej jush këtu, shkëlqeni pa dyshim si pjesë e stafit ndërkombëtar të NATO-s, ku jeni zgjedhur  pa asnjë kushëri, s’besoj se keni gjetur ndonjë kushëri në Finlandë apo në Holandë; pa asnjë parti, se këtu e vetmja parti që i bashkon që të gjithë këto kombe, këto shtete, këto shoqëri, është partia e vlerave të demokracisë, të lirisë dhe të një sigurie që garanton këto vlera. Patjetër që më vjen jashtëzakonisht mirë që në këtë panoramë shoh ushtarakët tanë që siç do të thuhej një herë e një kohë këtu, do të dukeshin si të jashtëm dhe për hir të së vërtetës, ku të shikuarit nga brenda të realitetit të kësaj trupe njerëzish që janë në aktivitet të përditshëm qoftë në marrëdhëniet me BE, qoftë në marrëdhëniet me NATO-n, është një privilegj sepse shikon jo vetëm potencial, por edhe shfrytëzimin real në jetën e përditshme të një potenciali që me vjen mirë që përgjithësisht, tani nuk po i shoh dot në detaj që të gjithë në çdo tipar të portretit, por që nga radha e parë deri tek vajzat në fund, dukeni mirë, dukeni si të jashtëm. Edhe energjia është shumë pozitive e gjithë sallës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat