Deklarata e Ambasadës së SHBA për personat “non-grata”, Balliu: Nuk ka vlerë

Shqipëria

Deklarata e Ambasadës së SHBA për personat “non-grata”, Balliu: Nuk ka vlerë

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 08:14
Klevis Balliu

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu, komentoi per Euronews Albania qëndrimin e ambasadës së SHBA se nuk angazhohet të bashkëpunojë me persona non-grata.

Balliu e hodhi poshtë këtë deklaratë duke u shprehur se nuk mund të kenë vlerë qëndrimet e një administrate në ikje dhe sipas tij kjo ishte një qokë për të gjithë ata që janë në përpëlitjet e fundit të tyre si në SHBA dhe Shqipëri.

Edhe ky reagim është si një përpëlitje e fundit e atyre që deri dje kontrollonin gjithçka, që ndjeheshin të plotëfuqishëm dhe tani nuk po dinë nga të futen”, u shpreh Balliu.

Balliu shpjegoi dhe një ndër shkaqet kryesore pse Berishës i erdhi kjo goditje e “non-grata”-s duke u shprehur se sulmi ndaj Berishës filloi menjëherë pas një “grushti shteti” sipas tij ku opozitës iu kërkua të bashkëpunonte me PS por që hasi në kundërshtimin e fortë të Sali Berishës.

Këto deklarata nuk kanë të bëjnë me administratën e re që po vjen. Këtu kemi të bëjmë me nje grusht shteti nga të gjithë; me Blinken, Soros e të gjithë këta. Sali Berishës iu propozua gjatë zgjedhjeve nga këshilltarët izraelitë të PD-së që të ishte dakord për koalicion me PS pas zgjedhjeve të 2021 por ai u shpreh kundër. Pas kapjes së drejtësisë këta kërkonin të kapnin dhe opozitën por duke i marrë votat e popullit opozitar për t’ia falur qeverisë. Ai është grusht shteti, brenda shtetit. Menjëherë më pas Basha tha në Këshillin Kombëtar të PD-së se donte të bashkëpunonte me PS-në, por Sali Berisha i doli kundër dhe prandaj e shpallën “non-grata”, për ta dëmtuar aktorin që nuk pranonte këtë bashkëpunim. Nuk do ishte koalicion, por do ishte krijimi i një shtetit kukull ku opozita dhe qeveria janë në një vend dhe ku shiten mandatet opozitare”, tha Klevis Balliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat