Digjet banesa në fshatin Vloçisht të Maliqit, zjarri ende aktiv

Shqipëria

Digjet banesa në fshatin Vloçisht të Maliqit, zjarri ende aktiv

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Një banesë është djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Vloçisht të bashkisë Maliq.

Paraprakisht dyshohet që shkak i këtij zjarri të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Aktualisht shërbimi zjarrfikës ka  ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht në këto momente nuk raportohen dëme në njerëz.

Zjarri vijon të jetë aktiv ndërsa aktualisht bëhet e ditur se nuk rrezikohet objekt tjetër.

Grupi hetimor është angazhuar për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat