Një banesë është djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Vloçisht të bashkisë Maliq.
Paraprakisht dyshohet që shkak i këtij zjarri të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Aktualisht shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht në këto momente nuk raportohen dëme në njerëz.
Zjarri vijon të jetë aktiv ndërsa aktualisht bëhet e ditur se nuk rrezikohet objekt tjetër.
Grupi hetimor është angazhuar për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.