Segmenti rrugor nga Ura e Çerenecit deri në Maqellarë është mbuluar nga mjegulla e dendur këtë të Mërkurë.
Fushëpamja për drejtuesit e automjeteve është shumë e kufizuar ndërsa kërkohet reduktimi i shpejtësisë së lëvizjes.
Situatë problematike mbetet zona e Gjoricës sidomos për banorët e zonës të cilët duhet të kalojnë rrugën e Arbrit, ku prezenca e mjegullës i vë në rrezik.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në segmentin e Gjoricës pasi ka lëvizje edhe të këmbësorëve por edhe të kafshëve që mund të bëhen burim aksidenti.