Rruga Ura e Çerenecit – Maqellarë pushtohet nga mjegulla, fushëpamje e kufizuar për mjetet

Shqipëria

Rruga Ura e Çerenecit – Maqellarë pushtohet nga mjegulla, fushëpamje e kufizuar për mjetet

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Segmenti rrugor nga Ura e Çerenecit deri në Maqellarë është mbuluar nga mjegulla e dendur këtë të Mërkurë.

Fushëpamja për drejtuesit e automjeteve është shumë e kufizuar ndërsa kërkohet reduktimi i shpejtësisë së lëvizjes.

Situatë problematike mbetet zona e Gjoricës sidomos për banorët e zonës të cilët duhet të kalojnë rrugën e Arbrit, ku prezenca e mjegullës i vë në rrezik.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në segmentin e Gjoricës pasi ka lëvizje edhe të këmbësorëve por edhe të kafshëve që mund të bëhen burim aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat