Berisha kritik: Qindra mijëra tituj për Parashqevi Simakun, por asnjë për 600 simotra të saj që vdiqën sepse nuk punonin aparaturat e kancerit të gjirit

Shqipëria

Berisha kritik: Qindra mijëra tituj për Parashqevi Simakun, por asnjë për 600 simotra të saj që vdiqën sepse nuk punonin aparaturat e kancerit të gjirit

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 12:11
Sali Berisha

Duke folur në forumin e ‘Të Drejtat e Shkelura’, kreu i PD Sali Berisha ka kritikuar edhe aspekte të veçanta të medias.

Sipas Berishës, në ditët e fundit janë bërë mijëra tituj për këngëtaren Parashqevi Simaku, por asnjë titull për   600 simotra të saj që vdiqën sepse nuk punonin aparaturat e kancerit të gjirit.

“Cilido që ka lexuar romanet e Garsia Markezit, e ftoj të bëjë krahasimin të atyre që ka lexuar atëherë me Shqipërinë e këtyre ditëve, në një episodi fatkeq të një njeriu fatkeq.

Se si ato shoqëri, pse e them këtë, se ai përshkruan diktaturat e bandave, diktatura të drogës janë ato të Markezit, se si ngjasojmë ne me shoqërinë e përshkruar nga Garsia Markez.

Ndodhi një rast dhe ka një javë që qindra mijëra tituj, Eureka-Eureka-Eureka, për një njeri që ka qenë këngëtare e shquar, por njeri fatkeq.

Ndërkohë 600 simotra të saj janë përcjellë në atë botë sepse aparaturat nuk punonin për të mjekuar kancerin e gjirit. Liheshin pa mjekim.

Keni parë tituj për këto? Një gazetar lufton heroikisht dhe përpiqet që të na e bëjë të dishëm këtë, por është diktaturë sepse mediat qeveritare e kanë shumë të vështirë të flasin një fjalë.

Është diktaturë dhe respektoj edhe ata që thonë se është oligarki, e vërteta është se këtu, sukses kanë vetëm bizneset që janë të qeveritarëve ose që ndajnë pasurinë me qeveritarët.

Mirëpo është diktaturë me dy fatkeqësi, fatkeqësia e madhe janë gjithë pasojat e saj.

Fatkeqësia e dytë është sepse kjo diktaturë në mënyrë ose një tjetër, injorohet.

Analistë, gazetarë, publicistë, intelektualë, po të marrësh dhe t’i dëgjosh, janë një grup fare i vogël ata të cilët flasin për diktaturë.

Po t’i ndjekësh, janë 3-4, mund të bëhen dhjetë, që flasin për farsë elektorale, se që të gjithë flasin për zgjedhje.

Pra, ka këtë problem madhor. Kohë shumë e vështirë, të jemi realistë, për të drejtat e njeriut sot”, shkruan Berisha.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat