Ndalohet 60-vjeçari në Berat, dyshohet se ngacmoi një 15-vjeçar

Shqipëria

Ndalohet 60-vjeçari në Berat, dyshohet se ngacmoi një 15-vjeçar

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 13:32
Policia

Policia në Berat ka ndaluar një 60-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar një 15-vjeçar.

Për këtë shtetas, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Komisariati i Policisë Berat ndaloi shtetasin R. O., 60 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas është proceduar në gjendje të lirë në datën 25.11.2024 dhe Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me vendimin e datës 16.12.2024, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ngacmim seksual”, sepse dyshohet se më datë 25.11.2024, ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat