Nuk ka mundur dot t’i shpëtojë plagëve të marra nga aksidenti mjeku specializant në QSUT, Vanion Cinari.
Mjeku 40-vjeçar mbeti i plagosur rëndë gjatë aksidentit pas plagëve të marra në kokë dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Pavarësisht përpjekjeve të kolegëve të tij, mjeku nuk mbijetoi dot, sipas gazetares së Top Channel, Alma Demiraj.
Aksidenti ku u përfshinë tre automjete ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e Saukut në Tiranë.
Nga aksidenti mbeti i plagosur ka mbetur edhe një 32-vjeçare Alba Shehaj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se parakalimi i gabuar i një drejtuesi solli përfshirjen e tre automjeteve në aksident me pasoja fatale.