Atentati në Vlorë, kreu i policisë flet për ngjarjen: Ja si është gjendja e të plagosurve

Shqipëria

Atentati në Vlorë, kreu i policisë flet për ngjarjen: Ja si është gjendja e të plagosurve

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 00:30
Drejtori i policisë së Vlorës, Elidon Çela

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën mbrëmjen e së mërkurës, me një atentat të ndodhur në lagjen “24 maj”, ku mbetën dy të plagosur.

I plagosur ka mbetur 30-vjeçari Kejvin Hajrulla, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatorëve, teksa i plagosuri tjetër ka mbetur dhe Armand Spahiu, i cili ishte shitësi i një dyqani që e kanë është goditur nga të shtënat.

Drejtori i policisë së Vlorës, Elidon Çela ka folur për mediat duke treguar detaje nga ngjarja.

“Pas orës 21:30, ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku në lagjen ’24 maj’ persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K.H., i cili është plagosur dhe është në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Vlorës dhe po merr ndihmën e mjekëve. Si pasojë e të shtënave është plagosur dhe një shtetas tjetër që ishte në vendngjarje, por me dëmtime më të lehta. Nga ana jonë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat