“Diaspora, kontribut në rritjen ekonomike”/ Rama: Hapëm kapitull të ri në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Diasporës

Shqipëria

“Diaspora, kontribut në rritjen ekonomike”/ Rama: Hapëm kapitull të ri në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Diasporës

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 09:36
Edi Rama

“Faktikisht, është një mision i ri, por mund të them ka dhënë rezultate domethënëse. Ne jemi khyer me ministrin mbrëmë shumë vonë nga Brukseli, ku kemi marrëndjesi jashtëzakonisht pozitive, jo vetëm për faktin që ndaluam në një tjetër stacion, duke hapur edhe jë grupkapitujsh tjetër, por për faktin që plani ynë me KE për t’i përfunduar negociatat brenda 2027 dhe për t’i hapur rrugë ratifikimeve për anëtarësimin e Shqipërisë, ka marrë mbështetje nga të gjitha vendet anëtare.

Ambicioa jonë për ta ngritur Shqipërinë e 2030 në majë, është e mbështetur jo thjesht në një dëshirë të madhe, por në realitetin objektiv të kësaj marrëdhënie të re me Evropën dhe transformimin që kemi bërë. Më vjen shumë mirë që paralelisht kemi hapur kapitull të ri edhe mes Shqipërisë, si vend amë dhe Diasporës. Diasporës së hershme, diasporës së re. Programi ynë qeverisës i këtij mandati, ka një pjesë të veçantë që i kushtohet Diasporës. Një kalim i shpejtë i asaj çka është bërë, tregon se është hedhur njëbazë mbi të cilën ka shumë akoma për të ndërtuar. Kur ne morëm detyrën, ishte shkretëtirë në marrëdhëniet mes shtetit dhe diasporës, një ngrehinë institicionale. Akoma më shumë se kaq, pikënisja nga ku e ndërmorrëm këtë rrugëtim ishte dëshpëruese, distanca mes shtetit dhe qytetarëve të tij jashtë vendit, qoftë edhe për gjënë më të vogël, ishte shumë e madhe.

Ne ndërtuam një proces, strategji dhe sot jemi në kushtet kur funksionojmë me strategji kombëtare të Diasporës, kemi koordinatorë shtetërorë për diasporën, kemi një organizim që merr pamjen e vet më kuptimplotë në këtë tryezë. Diaspora mbetet mbështetje e rëndësishme edhe në aspektin e drejtpërdrejt financiar për vendin.

Këtë vit, Banka e Shqipërisë ka regjistruar rritje të dërgesave të emigrantëve në euro, krahasuar me 1 vit më parë, 100 milionë euro plus. Kjo i bashkohet prurjes domethënë të të ardhurave të rritjes sonë ekonomike. Është rezultat i një sërë reformash të rëndësishme, por mbi të gjitha i pozicionimit politik të Shqipërisë”, theksoi ai.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat