U mbajt sot takimi vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në 2025, në kuadër të digjitalizimit, do të lançohet projekti i ri në lidhje me asistent AI “të gjallë’ në e-Albania, ku shërbimi do të kryhet me videocall dhe jo më me mesazhe.
“Vitin e ardhshëm do të lançojmë edhe modelin e ri të AI në e-Albania dhe asistenti digjital që sot është në formën e komunikimit me shkrim do të kthehet në një asistenti/e e/i gjallë, do të kryejë të gjithë procesin e dhënies së shërbimit.
Pra nuk do të jetë më një ndërveprim si sot që bëhet vetëm me shkrim, por direkt me videocall ku në praninë tënde asistenti do të bëjë për ty shërbimin”, tha ai.