Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie.
Agjencia e Mbikëqyrjes policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka arrestuar në flagrancë një inspektor me detyrë Paturllë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mirditë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Punonjësi i policisë gjatë drejtimit të mjetit në “Rugën e Kombit” është përplasur me një automjet tjetër duke shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimi me testin matës të alkolit rezultoi pozitiv.
Gjithashtu Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë një inspektor, me detyrë Trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Gjirokastrës, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja”, “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ish-bashkëshortja ka denoncuar punonjësin e policisë për shkelje të urdhërit të mbrojtjes, duke i vajtur në banesë dhe gjithashtu i ka marrë një valixhe ku ndodheshin një sasi prej 5 milionë lekësh.
Pas marrjes së kallëzimit, u kryen veprimet hetimore dhe nga kontrolli në banesën e kunatit të punonjësit të policisë u gjend valixhja dhe një portofol me shumën prej 8 000 Euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.