Agron Shehaj, i partisë “Mundësia” ka kërkuar sërish pjesëmarrjen e ministres Belinda Balluku në Kuvend në lidhje me interpelancën e thirrur prej tij prej kohësh.
Ai u shpreh se ministrja ka kohë të hedhë valle te Partia Socialiste, por jo të japë llogari për një nga aferat më të mëdha të 30 viteve në Shqipëri, atë të rrugës Thumanë- Kashar.
Fjala e plotë:
Faleminderit znj. Kryetare, kam kërkuar fjalën për procedurë sepse pavarësisht se kanë kaluar 6 muaj siç e dini, se këtë çështje e ngrita edhe herën e fundit, në lidhje me interpelancën që kam kërkuar me ministren Balluku, prapë interpelanca nuk po ndodh por po ndodhin plot interpelanca të tjera por atë me ministren Balluku nuk keni kohë ta vendosni.
Tani meqë Ministrja u përgjigj dhe tha: “Agron unë isha po ti nuk ishe”, vendoseni vetë datën por duhet të jepni llogari për një nga aferat më të mëdhaja që ka ndodhur në këto 30 vjet, jo në vitet tuaja të qeverisjes se ju keni vendosur rekorde të jashtëzakonshme, por rekordi që keni vendosur me rrugën Thumanë- Kashar 20 km ku e kaluat nga një kontratë 10 vjeçare në një kontratë 35 vjecare 1.3 miliardë euro, kjo është një aferë e jastëzakonshem për të cilën duhet të vini këtu e të jepni llogari.
Nuk mund të fshiheni. Përgjigjet Ministrja me një arrogancë të jashtëzakonshme dhe kishte reaguar me një çarçaf sharjesh dhe ofendimesh, vetëm me thelbin nuk ishte marrë, vetëm me miliardat nuk ishte marrë që ju keni vjedhur.
Duhet të vini këtu e të jepni llogari.
Ministrja më bën të ditur nga kuvendi të hënën që ishte zënë këtë javë, kur shikoj dje kishte bërë një postim dhe ishte te festa e Partisë Socialiste duke hedhur valle. Ministrja në vend që të vijë këtu të japi llogari, hedhvalle me militantët e Partisë Socialiste për festat. Ky është skandal, skandal.
Vini këtu e thoni s’ka lekë për pensionet, nuk ka lekëpër shëndetësinë, nuk ka lekë për arsimin por për festate Partisë Socialiste paska para.
Po kur vjen puna për tëdiskutuar sa kanë kushtuar 20 km rrugë pse ikni? Pse e shmangni? Zonja kryetare, nuk e zgjidhni ju do bëhetapo s’do bëhet interpelanca. Duhet të bëhet se e parashikon Kushtetuta, sepse keni vjedhur paratë e qytetarëve.
Mund të më bëni të ditur ju lutem një datë kur do bëhetinterpelanca me ministren Balluku apo ajo është e paprekshme?
Faleminderit.