Vasili: Ligji për barnat që legalizon kanabisin, në dhunim të çdo rregulli. Kuvendi është kthyer në shpellë banditësh

Shqipëria

Vasili: Ligji për barnat që legalizon kanabisin, në dhunim të çdo rregulli. Kuvendi është kthyer në shpellë banditësh

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 11:24
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se ligji për barnat që legalizon kanabisin është futur në Kuvend në dhunim të çdo rregulli.

Vasili thekson se parlamenti është shndërruar në një shpellë banditësh dhe Spiropali është thjesht një kukull në dyert e tyre.

“Parlamenti eshte kthyer nga Spiropali dhe rilindja ne nje shpelle banditesh  qe vepron si tribu mafioze.

Rregullorja eshte asgjesuar dhe mafia e droges urdheron futjen e miratimin e ligjeve tamam si urdherat verbalë te padrinove te mafias.

Ligji per Barnat, qe fut brenda vetes legalizimin e Kanabisit, u fut ne dhunim te cdo ligji e rregulli sepse narkotrafikantet duhet te zbrazin depot e mbushura plot me droge.

Spiropali ben figuren e nje kukulle qesharake, groteske ne kufijte e debilitetit politik dhe shteteror duke shkelur nenin 70 te rregullores dhe duke e kthyer Parlamentin ne nje kioske private ku shet qoftet vijnë erêkanabis te Rames”, shkruan Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat