Disa studentë kanë dale në protestë për Paktin për Universitetin, shumica e pikave nuk janë zbatuar
Një grup studentësh kanë dalë sot për të protestuar pasi sipas tyre nuk janë plotësuar shumë nga pikat e Paktit për universitetin.
Kjo ka bërë që disa studentë të dalin me pankarta në duar në hyrje të Qytet Studenti në oborrin e godinës “Liria”.
Studentët kërkojnë rritjen e buxhetit për arsimin në 5 përqind. Gjithashtu, studentët kërkojnë transparencë me buxhetin nga MAS.
Studentët kërkojnë rritjen e peshës të votës për zgjedhje. Po ashtu, kërkohet rishikimi i titujve akademikë.