“Listat e non-gratave do shtohen”, analistët zbulojnë detajet

Shqipëria

“Listat e non-gratave do shtohen”, analistët zbulojnë detajet

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 20:42
Arlind Isa

Analistët Ilir Aliaj dhe Arlind Isa diskutuan në një emision televiziv zhvillimet e fundit në rajonin tonë që lidhen me ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe të ardhmen e luftës në Ukrainë.

Aliaj theksoi mundësinë që Kina të rifusë në bisedime pretendime historike territoriale ndaj Rusisë, që datojnë që nga shekulli XIX. Nga ana tjetër, Rusia, në përpjekje për të rifituar qasjen në ekonominë ndërkombëtare, duket e gatshme për një marrëveshje paqeje, edhe pse jo në kushtet që dëshiron.

Ukraina, sipas tij, mbetet larg anëtarësimit në NATO në të ardhmen e afërt.

‘I jep mundësi Kinës të kthejë në bisedime disa gjëra të vjetra të shek. XIX, kur Rusia mori disa territore nga Kina dhe Kina nuk e ka njohur. Rusia e interesuar me ardhjen e Trump që të ketë akord paqeje dhe të rikthehet në financat dhe ekonominë ndërkombëtare duke bërë akord paqeje. Sipas informacioneve që kam nuk do jetë akord paqeje si e dëshiron Moska, por do bëhen lëshime për të lëshuar luftën. Ukraina nuk do bëhet ndonjëherë së shpejti anëtare e NATO-s.’

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat