Sherri mes demokratëve në Parlament, Vokshi: Ishte një përplasje e stisur prej kryetares së Kuvendit

Shqipëria

Sherri mes demokratëve në Parlament, Vokshi: Ishte një përplasje e stisur prej kryetares së Kuvendit

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 21:33
Albana Vokshi

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi në një intervistë në Ora News u shpreh se sherri mes deputetëve Flamur Noka dhe Agron Shehaj në Kuvend ishte një përplasje e stisur prej kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

Vokshi: Ishte një përplasje e stisur prej kryetares së Kuvendit.

Secili deputet bazuar në rregulloren e Kuvendit ka të drejtën e procedurës, ka të drejtën e replikës.

Gjë që po mohohet në mënyrë të vazhdueshme nga kryetarja e Kuvendit.

Po sot paradite unë kam kërkuar fjalën për procedurë për të folur për njërin prej projektligjeve që ishte futur në rendin e ditës në shklelje me rregulloren.

E kam kërkuar fjalën disa herë në të gjitha format dhe kryetarja e Kuvendit që siç duket ka mbetur peng i konflikteve të brendshme dhe luftës së brendshme në grupin parlamentar të PS nuk na e dha fjalën as mua dhe as kryetares së Komisionit për çështjet e Shëndetësisë, zonjës Zheni Gjergji.

Gjithashtu edhe zoti Agron Shehaj kërkoi fjalën për replikë sepse iu përmend emri nga zv kryeministrja Balluku gjë që iu mohua nga kryetarja e Kuvendit.

Pra janë provokime të cilat më tej çojnë në zvarritje dhe në përplasje apo konflikte.

Nëse zbatohet rregullorja asgjë nuk do ndodhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat