Deputetja e PD-së, Albana Vokshi në një intervistë në Ora News u shpreh se sherri mes deputetëve Flamur Noka dhe Agron Shehaj në Kuvend ishte një përplasje e stisur prej kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.
Vokshi: Ishte një përplasje e stisur prej kryetares së Kuvendit.
Secili deputet bazuar në rregulloren e Kuvendit ka të drejtën e procedurës, ka të drejtën e replikës.
Gjë që po mohohet në mënyrë të vazhdueshme nga kryetarja e Kuvendit.
Po sot paradite unë kam kërkuar fjalën për procedurë për të folur për njërin prej projektligjeve që ishte futur në rendin e ditës në shklelje me rregulloren.
E kam kërkuar fjalën disa herë në të gjitha format dhe kryetarja e Kuvendit që siç duket ka mbetur peng i konflikteve të brendshme dhe luftës së brendshme në grupin parlamentar të PS nuk na e dha fjalën as mua dhe as kryetares së Komisionit për çështjet e Shëndetësisë, zonjës Zheni Gjergji.
Gjithashtu edhe zoti Agron Shehaj kërkoi fjalën për replikë sepse iu përmend emri nga zv kryeministrja Balluku gjë që iu mohua nga kryetarja e Kuvendit.
Pra janë provokime të cilat më tej çojnë në zvarritje dhe në përplasje apo konflikte.
Nëse zbatohet rregullorja asgjë nuk do ndodhi.