A ekziston inceneratori i Fierit? Si u shpenzuan 200 mijë euro për një pikë transferimi mbetjesh dhe si u fitua tenderi nga Victoria Invest shpk?

Shqipëria

A ekziston inceneratori i Fierit? Si u shpenzuan 200 mijë euro për një pikë transferimi mbetjesh dhe si u fitua tenderi nga Victoria Invest shpk?

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 21:43
Ilustrim

Në emisionin Vetting në News24 është trajtuar çështja e inceneratorit të Fierit. Gazetarët e Vetting kanë zbardhur skemën e abuzimit, shkeljet ligjore por edhe shpërdorimin e parave publike. Ndërkohë që ekspertët ngrenë alarmin që në Fier nuk ka incenerator, por një grumbull hekurishtesh. E ndërsa një impiant incenerimi, sipas sdandardeve europiane, ka një kosto 60 mln euro, ajo që në Fier ka një kosto 15 mln euro, të paktën sipas letrave, ndërkohë që ka dyshime se edhe me këtë shumë mund të jetë abuzuar.

Administratori shtetëror i inceneratorit të Fierit, Faraudin Arapi,  për media ka deklaruar se duhen edhe 1.3 milionë euro që inceneratori të fillojë punën. Por ekspertët sqarojnë se “hekurat” e montuara në Fier nuk janë incenerator.

Duke krahasuar kapacitetin e incineratorit të Elbasanit me koston e ndërtimit të tij duket qartë se teknologjia, apo pajisjet e marra nga kudo, nuk garantojnë standartet e Bashkimit Europian. Aq sa është kostoja e inceneratorit të Elbasanit kushton vetëm impianti i pastrimit të ajrit dhe të ujrave në një vend Europian sqaron eksperti  Lavdosh Ferruni.

“Pra nuk ka mundësi të nddhi pasi aty nuk kemi të bëjmë me një incenerator por montim i pajisjesh të ndryshme nuk dihen nga kanë ardhur. Nuk është importuar nga një kompani, nga një  tregtar i fuqishëm me celsa në dorë. Në fakt  është një montim i pjesëve të ndryshme të marrë andej këtej  që kjo do ishte me interes  që të gjendeshin se nga kanë ardhur këto pajisje sepse do jepte një panoramë më të qartë të kësaj afere. Padyshim që është një aferë korruptive”,  tha Ferruni

Në këtë pikë Pano Soko nga nisma Thurrje u shpreh se  “edhe sot që flasim ne nuk kemi një incenerator.   Është bërë një përpjekje për të sjellë disa hekurshte që nuk funksionojn dhe nuk do të funksionojnë asnjëherë.  Sepse janë thjesht hekurishte. Të paktën kemi një godinë”

Një impiant incenerimi si ai i konçesionuar në Fier, me kapacitet djegie 200 ton mbetje në ditë, që të mund të plotësojë standartet mjedisore në tregun ndërkombëtar, ka një kosto  prej rreth 60 milionë Euro sqaron Ferruni.

“Çmimi i blerjes  së këtij inceneratori është në kufinjtë të papranueshëm pasi vlera është 4 deri në 5 herë më i ulët se sa vlera e një inceneratori  në tregun ndërkombëtar”, shprehet ai.

Konçesionari ka kontraktuar incenerator me vlerë 15 milion euro (vlera e vërtetë mund të jetë edhe më pak) . Një incenerator me këtë vlerë nuk mund të sigurojë asnjë lloj standarti dhe rrezikon shëndetin jo vetëm të banorëve afër tij, por rrezikon ndotjen e zinxhirit ushqimor, rrezikon popullsinë në masë të madhe e të pakontrolluar. Kjo nuk është aspak hipotetike.

Pamjet apokaliptike të djegieve të mbetjeve sollën justifikimin e situatës me disa tendera dhe një sërë shkeljesh nga pas.

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi, zyrtarët e Bashkisë dhe kompania e Klodian Zotos u përpoqën  që  më datë 30.07.2021 të justifikonin situatën katastrofike nga djegia e mbetjeve.  Por sipas ekspertëve aso kohe kjo situatë është krijuar vetëm prej neglizhencës dhe abuzimeve me fondet.

Kryetari, Armando Subashi, u shfaq publikisht pranë landfillit të Sheqit në korrik 2021.

Ai deklaroi se problemi i menaxhimit të mbetjeve urbane të qytetit do të zgjidhej shumë shpejt dhe se situata ishte shkaktuar për shkak të vonesave infrastrukturore, sidomos në ndërtimin e një pike transferimi për mbetjet, si edhe për ndërtimin e rrugës që do të mundësojë dorëzimin e mbetjeve nga qyteti drejt inceneratorit.

Justifikimi i Subashit ishte ngritja e një pike transferimit të mbetjeve, e cila do të shërbejë si vend-depozitim paraprak i plehrave, para se të dërgohen në incenerator.

Tenderi për ngritjen e një pike transferimi, më saktë një magazine në formë kapanoni për të cilin janë vendosur të shpenzohen rreth 200 mijë euro, ka përfunduar në 5 mars 2021.

Objekti parashikonte ndertimin e një sipërfaqe prej 800 m2, me permasa 20x40m me lartësi 5m. Ky objekt do të sherbejë si pikë grumbullimi per mbetjet urbane të qytetit te Fierit, të cilat më pas do të transportohen te incenerator. Në garë  morën pjesë 11 kompani por fituese  rezultoi kompania Victoria Invest shpk.

Sipas kushteve të kontratës, ndërtimi i këtij kapanoni duhet të përfundonte brenda 6 javësh, pra maksimalisht deri në fund të Majit të vitiit 2021. Por edhe pse rezultonte data 30 korrik kapanoni nuk ishte përfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat