Noka kapet fizikisht me Shehajn/ Malësia: Ishin të çuditshme dhe akuzat e shkëmbyera. I thanë 'i shitur tek qeveria'

Shqipëria

Noka kapet fizikisht me Shehajn/ Malësia: Ishin të çuditshme dhe akuzat e shkëmbyera. I thanë 'i shitur tek qeveria'

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 21:47
Agron Shehaj

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në sallën e kuvendit të Shqipërisë gjatë seancës plenare.

Teksa deputeti i “Mundësia” Agron Shehaj ka tentuar të bllokojë foltoren e Kuvendit, ai është përplasur me sekretarin e përgjithshëm të PD-së Flamur Noka.

Ky i fundit është përleshur me të dhe më pas i ka marrë celularin me të cilin po bënte video dhe ia ka hedhur disa metra tutje.

Noka e ka akuzuar Shehaj se e ka futur kryebashkiaku Erion Veliaj për tu prishur punë deputetëve të pozitës.

Në këtë moment ka ndërhyrë edhe Garda e Republikës për të shmangur një përplasje të mëtejshme, ndërkohë që i kanë sjellë edhe celularin Shehajt.

I ftuar në emisionin "Drejt", me Luan Ramën, në "Ora News", ishte Xhoi Malësia u shpreh se: 

"Unë nuk shoh asnjë skenar ku kjo skenë i bën nder opozitës madje për mua ishte e çuditshme sepse informacionet që ne si gazetar kemi, Shehaj dukej si një person që kishte hapur një parti të re por që shkonte pak a shumë në një rrugë paralele me Partinë Demokratike. Për mua ishin shumë të çuditshme dhe akuzat e shkëmbyera. Ndoshta kamera nuk i ka kapur tamam sepse regjia qëndrore e Kuvendit largohej pak, por i thanë: "I shitur tek qeveria, të kthyen pronën e sekuestruar". Deri tani dukej sikur Shehaj nuk kishte përjashtuar ndonjë bashkëpunim me ty."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat