Analisti Hysni Gurra, i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora Neës u shpreh se përplasja fizike mes deputetëve Flamur Noka dhe Agron Shehaj sot në Kuvend mund të shmangej.
Gurra: Kur ka ngjarje të tilla, pra një sherr ku zihen dy deputetë me njëri tjetrin ajo merr vëmendjen edhe nuk është e paqëllimtë.
I intereson edhe mazhorancës.
Në fakt nuk është për tu fajësuar Spiropali për këtë rast se ajo këtë do që ata të zihen me njëri tjetrin.
Ishte një sherr që mund të shmangej.
Edhe Shehaj e zgjati shumë qëndrimin në foltore, edhe Noka mund të fliste nga vendi dmth edhe zgjidhej kjo çështje pa shkuar në përplasje me njëri tjetrin.
Një shfaqje që siç duket të dyja palët donin të deklaronin një divorc publikisht edhe ndodhi sot.