Deputeti i PD-së, Luan Baçi i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se për përpasjen në Kuvend mes deputetëve Flamur Noka dhe Agron Shehajt, fajin e kishte deputeti Shehaj.
Baçi: Në fakt më vjen keq që duhet ta fillojmë kështu bisedën në studio.
Keqardhjen shpreh edhe që ndodhi ky incident sot në parlament.
Në fakt nuk duhej të ndodhte.
Vërtet pozicion i vështirë për të folur për arsyen se zoti Shehaj një ish koleg i yni sot në një parti më vete.
Për incidentin e sotëm sinqerisht shpreh keqardhjen por ishte 100% faji i zotit Shehajt.
Më vjen keq që e them.
Kam ndërhyrë aty, kam qenë dëshmitar kam qenë shumë afër madje i kam folur zotit Shehaj.
Bllokimi që i bëri foltores në mënyrë të njëanshme duke lënë që të flisnin ato të mazhorancës dhe duke bllokuar dhe duke debatuar vetëm me deputetët e opozitës, ishte një sjellje jo e duhur.