Sherri mes demokratëve në Kuvend, Baçi: Keqardhje, nuk duhej të ndodhte. Faji ishte 100% i Shehajt

Shqipëria

Sherri mes demokratëve në Kuvend, Baçi: Keqardhje, nuk duhej të ndodhte. Faji ishte 100% i Shehajt

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 21:59
Luan Baçi

Deputeti i PD-së, Luan Baçi i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se për përpasjen në Kuvend mes deputetëve Flamur Noka dhe Agron Shehajt, fajin e kishte deputeti Shehaj.

Baçi: Në fakt më vjen keq që duhet ta fillojmë kështu bisedën në studio.

Keqardhjen shpreh edhe që ndodhi ky incident sot në parlament.

Në fakt nuk duhej të ndodhte.

Vërtet pozicion i vështirë për të folur për arsyen se zoti Shehaj një ish koleg i yni sot në një parti më vete.

Për incidentin e sotëm sinqerisht shpreh keqardhjen por ishte 100% faji i zotit Shehajt.

Më vjen keq që e them.

Kam ndërhyrë aty, kam qenë dëshmitar kam qenë shumë afër madje i kam folur zotit Shehaj.

Bllokimi që i bëri foltores në mënyrë të njëanshme duke lënë që të flisnin ato të mazhorancës dhe duke bllokuar dhe duke debatuar vetëm me deputetët e opozitës, ishte një sjellje jo e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat