A duhet zgjatur mandati i prokurorëve të SPAK siç dhe amerikanët kanë propozuar? Për Kreshnik Spahiu ka shumë arsye që duhet të ndodhë kjo.
Duke folur në Top Story ai thotë se beson se PS dhe PD nuk do të bëjnë 93 vota për ta miratuar, duke krijuar “1000 makinacione’ për këtë.
“Nuk ka vullnet politik për zgjatjen e mandatit të Dumanit nga politika, unë mendoj se duhet t’i zgjatet mandati. Çështja është, nëse ndodh që kryetarja e gjykatës së lartë punon shumë mirë, do kërkohet për t’u zgjatur mandati i saj me 9 vjet të tjera. Ka 10 motive që duhet t’u jepet e drejta dhe garancitë sepse po rrezikojnë jetën dhe familjet, sepse është shumë e vështirë të prekësh të paprekshmit në Shqipëri, por jam i bindur se PS dhe PD me 1000 makinacione nuk do bëjnë 93 vota”, tha ai.