Mblidhet Këshilli i Ministrave, qëllimi ndryshime në buxhetin e shtetit, për KQZ dhe votën e emigrantëve

Shqipëria

Mblidhet Këshilli i Ministrave, qëllimi ndryshime në buxhetin e shtetit, për KQZ dhe votën e emigrantëve

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 22:27
Këshilli i Ministrave

Në kryeministri është zhvilluar rreth orës 9 mbledhje qeverie jashtë radhe.

Burime për media bëjnë me dije se Këshilli i Ministrave është mbledhur lidhur me disa ndryshime për buxhetin.

Qëllimi i saj është të bëhen ndryshime në buxhetin e shtetit, për KQZ dhe votën e emigrantëve. Pritet miratimi i fondit për pagesën e postës për votën e emigrantëve .

Nuk konfirmohet nëse Kryeministri ka qenë prezent në mbledhje ndërsa gjithashtu bëjnë me dije se ndryshimet do të pasqyrohen më vonë.

Shpërblimi i pensionistëve për fundvitin ka qenë gjithashtu një nga çështjet e shqyrtuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat