Në kryeministri është zhvilluar rreth orës 9 mbledhje qeverie jashtë radhe.
Burime për media bëjnë me dije se Këshilli i Ministrave është mbledhur lidhur me disa ndryshime për buxhetin.
Qëllimi i saj është të bëhen ndryshime në buxhetin e shtetit, për KQZ dhe votën e emigrantëve. Pritet miratimi i fondit për pagesën e postës për votën e emigrantëve .
Nuk konfirmohet nëse Kryeministri ka qenë prezent në mbledhje ndërsa gjithashtu bëjnë me dije se ndryshimet do të pasqyrohen më vonë.
Shpërblimi i pensionistëve për fundvitin ka qenë gjithashtu një nga çështjet e shqyrtuara.