Seanca e fundit e vitit/ Me 81 vota pro votohet projektligji për anulimin e gjobave

Shqipëria

Seanca e fundit e vitit/ Me 81 vota pro votohet projektligji për anulimin e gjobave

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Kuvendi i Shqipërisë ka vijuar me votimin e projektligjeve të parashikuara në seancën plenare, e cila është e fundit për vitin 2024.

Sakaq, Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro ngritjen e shërbimit rezervist në Shqipëri. Po ashtu, me 81 vota pro është votuar projektligji për anulimin e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.

Deputeti socialist Erion Braçe u shpreh se ligji shfuqizon gjobat e vendosura nga 1 janari 2015- 30 nëntor 2024. Ky projektligj ka marrë vota edhe nga ana e opozitës, të cilët kanë bashkuar votat me shumicën socialiste.

Në  total janë 9 deputetë të Partisë Demokratike, mes tyre dhe sekretari i përgjithshëm Flamur Noka.

Deputetët e opozitës që dhanë votën pro për faljen e gjobave: 

Bujar Leskaj
Jorida Tabaku
Elda Hoti
Albana Vokshi
Flamur Noka
Dashnor Sula
Asllan Dogjani
Ilda Dhori
Zheni Gjergji

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat