Atentati në Vlorë, shënjestra i afërm i Inez Hajrullës/ Gazetarja: Më shumë se 50 plumba drejt Kevin Hajrullës

Shqipëria

Atentati në Vlorë, shënjestra i afërm i Inez Hajrullës/ Gazetarja: Më shumë se 50 plumba drejt Kevin Hajrullës

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 23:52
Etleva Delia

Kevin Hajrulla mbeti i plagosur pas një atentati që iu bë një natë më parë në Vlorë.

Në një intervistë në edicionin “Ora e Fundit” në ABC News, gazetarja Etleva Delia tha se drejt shënjestrës, Kevin Hajrulla është qëlluar me më shumë se 50 plumba.

Gjithashtu shtoi se janë marrë edhe kamerat e sigurisë dhe mbetet për t’u parë nëse do të arrijnë të ndihmojnë grupin hetimor.

“Gjendja e tij vazhdon të jetë kritike. Ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij, sapo kishte ulur shpejtësinë sepse po futej në një kthesë dhe në atë moment është qëlluar. Fatkeqësisht është dëmtuar një person që nuk kishte lidhje me ngjarjes sepse ishte në dyqanin e tij. I plagosuri Kevin Hajrulla është ndihmuar nga kalimtarë të rastin për t’u transportuar në spital. Janë sekuestruar servera dhe pamje dhe po punohet të ndërtohet njëlloj dinamike dhe nëse arrihet të ndërtohet një imazh për atentatorët. Po verifikohet edhe nëse ka pasur lëvizje jashtë Shqipërisë, nuk rezulton të ketë precedent të mëparshëm penal. Në automjetin e tij nuk është gjetur ndonjë send i paligjshëm. Por deri në këtë moment nuk është e qartë se për çfarë arsye mund të jetë kërkuar eliminimi i tij”, tha më tej gazetarja Etleva Delia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat