Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa, në edicionin “Ora e Fundit” në ABC News, foli për atentatin në Vlorë ndaj Kevin Hajrulla.
Ai shpjegoi se nga mënyra se si kanë vepruar autorët, tregon që ka qenë një atentat i mirëorganizuar.
Gjithashtu shtoi se autorët e këtij atentati, mund të jetë ndihmuar edhe për djegien e automjetit, i cili u gjet në një zonë tjetër.
“Ka më shumë se sa tre persona, kallashnikov, realizohet atentati, largohen. Pra është e planifikuar, Dhe duhet të ketë edhe persona të tjerë që mund t’i kenë ndihmuar në djegien e makinës dhe për t’u larguar. Ngjarja është ende në hetim. Nëse kjo mund të jetë një mesazh apo për shkak të një të afërmi të tij që njihet si i “forti i Vlorës”, kjo është për t’u hetuar. Por duhet edhe marrja e celularit dhe nëse ka pasur komunikime dhe mund ta ndihmojnë grupin hetimor. Por fakti që kemi edhe të pafajshëm të plagosur e bën edhe më të frikshme ngjarjen. Po ashtu mënyra se si kanë goditur në një derë, plumbat jo vetëm kanë dëpërtuar, dhe kanë dalë edhe nga krahu tjetër i derës, pra tregon një depërtim të plumbave. Jemi në fazën që ende nuk ka të dhëna dhe detaje nga policia e shtetit lidhur me këtë atentat”, tha ndër të tjera eksperti i Sigurisë, duke shtuar: “Nuk e di sa ka qenë distanca nga vendi ku kanë qëlluar, por trajektorja e plumbave ka qenë normale. Ka goditje tek xhami dhe më pas trajektorja tek makina. Dhe fakti që kanë përdorur dy armë tregon që kanë dashur të jenë të sigurt dhe për të mos dështuar. Duken që janë të stërvitur. Mënyra se si është bërë goditja, përqendrimi drejt objektivit, tregon se këta persona dinë të ruajnë mënyrën e mbajtjes. Pra këta e njohim armën dhe mund të jenë njerëz që kanë punuar në këto struktura të këtyre shërbimeve me armë.”