Juristi Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka dhënë një koment mbi rastin e Parashqevi Simakut e cila u përfol për ditë me rradhë për situatën në të cilën ajo ndodhej.
“Për Parashqevinë nuk km asnjë koment por problemi është shoqëria që merret me punën e tjetrit. Bamirësat janë pisllëqe sepse s’ka qenë kurrë e sinqertë kjo gjë, çështja është se në këto gjëra bota ka insitucione shumë më dinjitoze. Bashkia e Kavajës duhej të merrte një vendim për qytetaren e vet, ta bënte fakt. Nëse do ta vlerësosh dikë, jepi një titull nderi. Këto raste konstatohen, reagohet dhe mbyllet. Për më tepër, ministri i qeverisë merr në telefon Elton Ilirjanin dhe del në media”, tha Manjani.
Ai shprehet se i gjithë ky reagim nuk ka pse të nisë nga qytetarët por nga vetë shteti.
“Gjesti fillon nga shteti, këto historitë e bamirësisë kolektive, s’kanë lidhje me bamirësi. Kjo është një tallje dhe të nëpërkëmbësh dinjitetin e dikujt. Kjo nuk duhet të ndodh me asnjë njeri, as të zakonshëm jo vetëm me artistë. Ndihmën duhet ta kryejë shtetin”, u shpreh Ylli Manjani.