‘Non grata’ në SHBA, Berisha tregon skenarin që do të ndjekë pas ardhjes së Trump në pushtet

Shqipëria

‘Non grata’ në SHBA, Berisha tregon skenarin që do të ndjekë pas ardhjes së Trump në pushtet

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 00:58
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të lobojë te administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për të hequr “non gratën” që i është vendosur nga Departamenti i Shtetit Amerikan (DASH).

Gjatë një interviste televizive, Berisha shpjegoi se kishte vendosur të mos lobonte gjatë administratës së Presidentit Joe Biden, duke zgjedhur të ndjekë rrugën gjyqësore për të kontestuar vendimin e shpalljes “non grata” për shkak të shpifjeve që ai pretendon se janë bërë ndaj tij nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Ai u shpreh i bindur se nuk ka asnjë fakt kundër tij në Departamentin e Shtetit dhe se ka ndërmarrë një veprim ligjor për të paditur Blinken për shpifje. Sipas Berishës, ai ka të gjitha mundësitë ligjore për të kundërshtuar këtë vendim, dhe do të vazhdojë të lobojë për të hequr “non gratën”, pasi beson se është i padrejtë.

“Me këtë administratë vendimi im ka qenë të mos loboj. E kam hedhur në gjyq sekretarin e Shtetit për shpifje dhe e kam ftuar të vijë në sallën e gjyqit dhe të faktojë ato që ka thënë. Me administratën e re do të loboj. Do të loboja edhe sikur të mos ishte Trump President, mjaftonte të mos ishte ky ministër. Edhe në administratën e shkuar unë i njihja shumicën e tyre, kisha drekuar me ta. Unë jam i bindur 100 % se ka zero fakte ndaj meje. E them këtë, e them nga ata që kanë administruar dosjet e non gratave në DASH. Tani do loboj, ose do ndjek procedurat, sepse i kam rrugët e hapura. Ndaj Blinken zgjodha gjykatën. Nuk shkonte që edhe të shkoja në gjykatë edhe të loboja”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat