Drejtuesi Politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi u shpreh në një postim në Facebook se Dega 7 në kryeqytet ka “ndezur motorrët” prë fushatën elektorale dhe aksionin e opozitës.
“Strukturat e degës 7 të Partisë Demokratike kanë ndezur motorët për fushatën dhe aksionin opozitar që synon krijimin e qeverisë teknike dhe mundësimin e zgjedhjeve tē lira e të ndershme, dhe triumfin me 11 maj të 2025”, shkroi ai.
Drejtuesi Politik për këtë degë, Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së PD u shpreh se demokratët kanë arritur shumë në këto 3 vite, tani është koha për të fituar zgjedhjet.
Këlliçi u shpreh optimist dhe vuri theksin se situata politike ka ndryshuar, dhe ka një moment pozitiv për PD dhe në rrafsh ndërkombëtar.
Sakaq, shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu u ndal tek nevoja për rezistencë, për protestë,si e vetmja mënyrë për të arritur objektivat e Opozitës.