Dy adoleshentë në Tiranë bëjnë për spital 34-vjeçarin

Shqipëria

Dy adoleshentë në Tiranë bëjnë për spital 34-vjeçarin

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Dy adoleshentë kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi kanë dhunuar një 34-vjeçar.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetasit Xh.T, 19 vjeç dhe një 17-vjeçar, në rrugën “Myslym Keta” gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin J. Gj., 34 vjeç.

34-vjeçari ndodhet në spital, ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e 19-vjeçarit u gjet dhe sekuestrua një thikë.

“Komisariati i Policisë Nr. 4 arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. T., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Keta”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin J. Gj., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. T., u gjet dhe u sekuestrua 1 mjet prerës (thikë)”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat