“40% e popullatës është larguar në emigrim”, Berisha: Në 2012-2013 vetëm 430 shqiptarë kishin kërkuar azil në Gjermani

Shqipëria

“40% e popullatës është larguar në emigrim”, Berisha: Në 2012-2013 vetëm 430 shqiptarë kishin kërkuar azil në Gjermani

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 18:20
Sali Berisha

Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë një takimi me pensionistë në Durrës, tha se nëse nuk e ndalojmë këtë shpopullim masiv, për 20 vite nuk mbesë njeri në këto troje. Berisha tha se në këto vite janë larguar gati 40% e popullatës.

“Çdo njëri prej nesh sot ka një brengë të madhe kur konstaton se në 9 vite, u larguan nga Shqipëria rreth 40% e popullatës, dhe kjo është shumë reale.

Kaq shumë nuk ka asnjë komb tjetër të ketë humbur në 9 vite. As ata që kanë kaluar në luftra civile, as ata që kanë provuar luftra të përgjithshme, siç provuam ne në këto 9 vite.

Ndërkohë, që e vërteta është, statistikat zyrtare, shqiptare dhe europiane, tregojnë se nga viti 2007 gjer në vitin 2013 numri i shqiptarëve në Shqipëri rritej nga viti në vit. Dhe t’u them unë ju, nuk është se nuk largoheshin, nuk lëviznin. Por vitet e fundit u rikthyen në Shqipëri 180 mijë shqiptarë nga emigracioni.

Merr njëherë një ambasador gjerman, dhe më thotë: nuk kemi problem me azilantët tuaj, se gjithsej nja 400 e ca, po si mund t’i dallojmë tha, janë shqiptarë nga Shqipëria, apo nga Kosova. Në vitin 2012-2013 kishte gjithsej 430 shqiptarë që kishin kërkuar azil në Gjermani.

U ndala në këto shifra se, kur krahason sot këtë largim masiv, këtë sprastrim masiv, kjo përbën një dramë shumë të madhe kombëtare, e cila në qoftës e nuk e ndalojmë, absolutisht në një hark kohor jo më vonë se 20, maksimumi 30, në këto troje nuk do merret mend kush do jetë këtu. Sepse janë ritme të papara shpopullimi, zbrazje.

Pikërisht kjo ka bërë që, analistë shumë të shquar, publicistë shumë të shquar, ta cilësojnë Edi Ramën si Pashiqi shqiptar, apo kryeministri më i mirë pas Pashiqit.

Nuk dua të ndalem gjatë në këto përshkrime sepse, njerëzit sot nga ne presin zgjidhje. Është gjëja më normale të shtrojnë pyetjen: cila është zgjidhja juaj zotëri? Se këtë realitet e prekim çdo ditë. Ky realitet ka shumë anë të trishta, por ky realitet do zgjidhje.

Dhe unë kam ardhur këtu, për të paraqitur zgjidhjen që ne kemi, duke ju garantuar se ne i japim përgjigje shumë të fuqishme, shumë të shpejt këtij realiteti. Dhe ju siguroj se, ekzistojnë të gjitha mjetet për këtë përgjigje”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat