Berisha takim me pensionistët: Nëse nuk e ndalojmë këtë shpopullim masiv, për 20 vite nuk mbesë njeri në këto troje

Shqipëria

Berisha takim me pensionistët: Nëse nuk e ndalojmë këtë shpopullim masiv, për 20 vite nuk mbesë njeri në këto troje

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 19:42
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokartike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me pensionistët e Durrësit.

Gjatë takimit Berisha foli me pensionistët lidhur me problemin e shpopullimit të vendit tonë.

Ai tha se nëse nuk merren masa, atëherë për 20 vjet në vendin të nuk do të ngelë më njeri.

Berisha tha se në 9 vite, u larguan nga Shqipëria rreth 40% e popullatës.

Berisha: Nëse nuk e ndalojmë këtë shpopullim masiv, për 20 vite nuk mbesë njeri në këto troje. Edhe njëherë mirëmbrëma dhe faleminderit shume që jeni sot këtu. Kam shumë kënaqësi që ju takoj. Së pari, të shpreh një mirënjohje të pakufishme për të gjithë energjinë, përkushtimin, kontributin që ju keni dhënë në këto dekada për Durrësin, për Shqipërinë, për PD.

Por sot, kam ardhur tek ju për të biseduar me ju mbi projektin e ardhshëm të PD për ta diskutuar dhe paraqitur para jush. Çdo njëri prej nesh sot ka një brengë të madhe kur konstaton se në 9 vite, u larguan nga Shqipëria rreth 40% e popullatës, dhe kjo është shumë reale.

Kaq shumë nuk ka asnjë komb tjetër të ketë humbur në 9 vite. As ata që kanë kaluar në luftra civile, as ata që kanë provuar luftra të përgjithshme, siç provuam ne në këto 9 vite.

Ndërkohë, që e vërteta është, statistikat zyrtare, shqiptare dhe europiane, tregojnë se nga viti 2007 gjer në vitin 2013 numri i shqiptarëve në Shqipëri rritej nga viti në vit. Dhe t’u them unë ju, nuk është se nuk largoheshin, nuk lëviznin. Por vitet e fundit u rikthyen në Shqipëri 180 mijë shqiptarë nga emigracioni.

Merr njëherë një ambasador gjerman, dhe më thotë: nuk kemi problem me azilantët tuaj, se gjithësej nja 400 e sa, po si mund t’i dallojmë tha, janë shqiptarë nga Shqipëria, apo nga Kosova. Në vitin 2012-2013 kishte gjithësej 430 e sa shqiptarë që kishin këërkuar azil në Gjermani.

U ndala në këto shifra se, kur krahason sot këtë largim masiv, këtë sprastrim masiv, kjo përbën një dramë shumë të madhe kombëtare, e cila në qoftës e nuk e ndalojmë, absolutisht në një hark kohor jo më vonë se 20, maksimumi 30, në këto troje nuk do merret mend kush do jetë këtu. Sepse janë ritme të papara shpopullimi, zbrazje.

Pikërisht kjo ka bërë që, analistë shumë të shquar, publicistë shumë të shquar, ta cilëësojnë Edi Ramën si Pashiqi shqiptar, apo kryeministri më i mirë pas Pashiqit.

Nuk dua të ndalem gjatë në këto përshkrime sepse, njerëzit sot nga ne presin zgjidhje. Është gjëja më normale të shtrojnë pyetjen: cila është zgjidhja juaj zotëri? Se këtë realitet e prekim çdo ditë. Ky realitet ka shumë anë të trishta, por ky realitet do zgjidhje.

Dhe unë kam ardhur këtu, për të paraqitur zgjidhjen që ne kemi, duke ju garantuar se ne i japim përgjigje shumë të fuqishme, shumë të shpejt këtij realiteti. Dhe ju siguroj se, ekzistojnë të gjitha mjetet për këtë përgjigje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat