Tensionet në protestë, Këlliçi: Policia kishte marrë urdhër për të penguar denoncimet tona te bashkia

Shqipëria

Tensionet në protestë, Këlliçi: Policia kishte marrë urdhër për të penguar denoncimet tona te bashkia

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 20:40
Belind Këlliçi

Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka denoncuar veprimet skandaloze të Policisë së Shtetit gjatë protestës së sotme të 39 përpara Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas shpërthimit të skandaleve me inceneratorin inekzisten dhe dosjen 5D, ku drejtorët vidhnin 100% taksat e qytetarëve.

‘Si asnjëherë më parë, në protestën e sotme të 39 para selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë, Policia e Shtetit kishte marë urdhër të prerë për të na penguar në denoncimet tona të reja’, shkruan Këlliçi në Facebook, duke e shoqëruar me një episod gjatë përballjes me nje prej efektivëve të policisë, të cilët nuk kishin siguruar mbarëvajtjen e protestës përpara Bashkisë Tiranë.

Postimi i plotë:

Si asnjëherë më parë, në protestën e sotme të 39 para selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë, Policia e Shtetit kishte marë urdhër të prerë për të na penguar në denoncimet tona të reja. E kanë të kotë!

Ne NUK bëjmë asnjë milimetër pas!

Bashkë do i’a dalim!  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat